ShowBizzz

Ish-banorja e “BBVA” i vë flakën rrjetit, publikon fotot “përvëluese” me të dashurin

Ajo ishte një nga personazhet me të dashura të Big Brother Albania, teksa me shqipen e saj të lezetshme dhe batutat, u mori zemrën shqiptarëve.

Fjala është për bukuroshen brune Jori Delli, e cila erdhi në Shqipëri pas një karriere në Itali. Por edhe pse Shqipëria i pëlqeu dhe publiku e mirëpriti… zemrën ia rrëmbeu një italian.

Pak kohë më parë ajo pranoi se ishte në lidhje me këngëtarin e njohur italian Fred De Palma, dhe se të du ata po jetojnë kohën me të bukur së bashku, më të dashuruar se kurrë.

Image
Jori Delli, Fred de Palma

Të dy ata kanë publikuar vazhdimisht foto e video në rrjetet sociale duke treguar momente nga jeta e tyre. Së fundmi dyshja ka zgjedhur që të bëjë disa ditë pushime romantike…

E ku tjetër? Në Maldive.

Jori ka postuar disa foto në Instagram të cilat i janë vënë “flakën” rrjetit. Jo pa arsye, bukuroshja shfaqet me bikini në super formë, teksa shijon dashurinë në krahët e partnerit.