Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Armela Hyseni, ka ndarë një histori të vështirë nga fëmijëria gjatë rubrikës “Trotuar” në emisionin “E Diell”.
Gjatë bisedës për pushimet dhe momentet e paharruara nga vera, ajo tregoi një episod kur për pak sa nuk humbi jetën gjatë një dite në plazh.
Armela tregoi se ngjarja ndodhi kur ishte e vogël dhe ende nuk dinte të notonte. Ajo kishte hyrë në det me mbajtëse noti në krahë, por në përpjekje për t’u kthyer drejt bregut, ra në një zonë ku krijohej një rrymë thithëse në ujë.
Sipas rrëfimit të saj, ajo nuk arrinte të dilte në sipërfaqe dhe kërkonte ndihmë, ndërsa vetëm duart i dukeshin mbi ujë. Në ato momente, një djalë që ndodhej pranë saj e pa dhe ndërhyri duke e nxjerrë nga deti.
“Thërrisja vetëm ‘ndihmë’, më dilnin pak gishtat. Më pa një djalë që më shpëtoi”, tregoi Armela gjatë bisedës.
Ajo u shpreh se kjo përvojë i ka lënë pasiguri dhe edhe sot e ka të vështirë të notojë.
