Ish-bashkëshorti i Ledjona Xheldinajt, Jorgen Xoxi ka folur për divorcin nga ish-partnerja dhe akuzat që janë bërë ndaj tij për dhunë ndaj vjehrrit.
Disa ditë më parë shoqja e banores së BBV, Jonida tregoi një vendim gjykate sipas të cilit ish-bashkëshorti i Ledjonës kishte dhunuar vjehrrin aktual. Në një intervistë për emisionin “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi mohon kategorikisht akuzat për dhunë.
“Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua”, tha Xoxi.
Më tej ai tha se Ledjona nuk e kishte njoftuar atë për pjesëmarrjen e saj në Big Brother Vip, teksa theksoi se ish-partnerja madje nuk i tergoi se ku do e linte vajzën e tyre kur ajo të futej në shtëpinë e BBV.
Jorgen Xoxi tha se nuk e di se ku e ka lënë Ledjona vajzën e tyre. Gjithashtu ai tha se nuk është ndjerë mirë kur Ledjona ka thënë brenda lojës se “vajza është rritur vetëm dhe pa bukë”.
“Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pasta tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua”, tha Xoxi.
Ai tha se marrëdhëniet me Ledjonën dhe me vajzën e tyre i ka shkëputur që prej vitit 2020, aty ku është njohur me partneren e re, por tha se nuk i di arsyet.
Xoxi deklaroi se me Ledjonën është divorcuar për shkak se gjërat nuk po ecnin mirë. Sipas tij, vetë vajza ka deklaruar se nuk do ta takojë, por këtë herë nuk fajëson Ledjonën, ndryshe nga komenti që bëri bujë një javë më parë në faqen zyrtare të “Big Brother”. Xoxi tha ndër të tjera se ka një vit e gjysmë pa u takuar me të bijën.
“Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë që kur jemi njohur, derisa u ndamë. Deri në vitin 2022 kemi pasur marrëdhënie të mirë, pastaj u shkëputëm. U ndamë në vitin 2016. Për divorcin, nuk mund të vazhdonim dot më tej të dy bashkë. Deri në vitin 2020, patëm marrëdhënie, pasi krijova lidhje me një tjetër, nuk kam pasur kontakt me vajzën. Kur i thash do bëhesh me një vëlla apo një motër, çupa nuk pati më interes. Çupa më ka thënë nuk dua të të takoj më, nuk e di as sot arsyen. Vajzën e kam takuar për herë të fundit qëkur ishte në shkollën greke, pra që një vit kur ka ikur në Tiranë. 1 vit e gjysmë pa e takuar”, deklaroi ai.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo