Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj, siç i quajti ai, komenteve fyese dhe sharjeve nga opozita në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit të fushatës.
Ramadani tha se ka vërejtur një “angazhim të tepruar” të komentuesve opozitarë në videot dhe statuset e publikuara nga përfaqësues të VV-së, duke theksuar se vota nuk fitohet me ofendime.
Postim i plotë:
Në këto ditët e fundit po vërej një angazhim të tepruar të komentuesve opozitarë me sharje dhe ofendime në videot dhe statuset që nxjerrim.
Nuk fitohet vota me sharje o vëllezer opozitarë!
7 qershor është shumë afër.
Çka mendoni ju miq, a është në rregull që humbësi të mos merret me veten por vetëm të shajë fituesin?
