Chloë Grace Moretz, e cila u bë e njohur për lidhjen e saj romantike me Brooklyn Beckham (djali i David dhe Victoria Beckham), është ylli i fundit i Hollivudit që flet hapur për seksualitetin e saj.
Modelja dhe aktorja 27-vjeçare, e cila filloi si një aktore fëmijë, ka ndarë se do të votojë për Kamala Harris duke thënë se kandidatja demokrate do të mbrojë gratë homoseksuale si ajo.
“Kamala Harris do na mbrojë ne. Unë besoj në nevojën për mbrojtje ligjore që mbrojnë komunitetin LGBTQ+ si një grua homoseksuale”, tha teksa shtoi,
“Unë votova herët dhe votova për Kamala Harris. Ka shumë gjëra në këto zgjedhje. Unë besoj se qeveria nuk ka të drejtë mbi trupin tim si grua dhe se vendimet për trupin tim duhet të vijnë vetëm nga unë. Kamala Harris do ta mbrojë këtë për ne”.
Vitet e fundit, Chloe Grace Moretz ishte e lidhur në mënyrë romantike me modelen Kate Harrison.
bal