Lajme

Ish-futbollisti bëhet pjesë e Big Brother, fjalët e para: Jam tifoz i Partizanit

Gabriele Mezini është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 3. Ish-futbollisti i Partizanit i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kam luajtur me disa ekipe elitare të futbollit shqiptar. Pas 5 vitesh në Amerikë, më duhej një rikthim. Shumë njerëz çuditen se nuk jam ai që dal në publik, evente, i largohem.

Mendova të futem se ishte qef i madh të futesh brenda. Futem për të qenë vetvetja, për të qenë ai që jam jashtë. Nëse do rri gjatë, nuk dua të vijë njeri për të më takuar. Nuk bëj intriga, s’kam ardhur me strategji konkrete. Mendoj do përshtatem shumë aty brenda”, u shpreh Gabriele Mezini në klipin prezantues.

Kur u pyet për ekipin e zemrës, Mezini tha me bindje të plotë që është Partizani.

“Jam pak i emocionuar. Mendova t’i shmang pak. 6-7 vjet nuk luaj. Është pishman i madh po nuk e kam përmendur se kur e ndërpreva kam thnëë të mos merrem shumë, thjesht shoh ndeshjen. Lapraks që jam, detyrimisht është Partizani ekipi i zemrës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo