ShowBizzz

Ish gazetari i Roza Latit habit me deklaratën për Bardhin dhe Meritonin— ja çfarë ka ndodhur në prapaskenat e programit të saj

Gazetari Kledis Okshtuni, me të cilin Roza Lati ka punuar për tre sezone në programin e saj “Why Not?”, ka qenë i ftuar në puntatën e sotme të programit “Mos i bjer me top”.

Në këtë intervistë, gazetari ka thënë detaje të padëgjuara më parë por edhe të rënda përsa i përket bashkëpunimit të tij me Rozën.

Kledisi u shpreh se moderatorja vuan nga deliri i madhështisë dhe sillej keq jo vetëm me të, por edhe me të ftuarit në program.

Madje sipas tij kjo shihet edhe nga fakti se pse personazhet publik nuk e mbështesin.

Gazetari ka treguar se ajo e ka trajtuar shumë keq Meritonin kur e ka patur si të ftuar në program.

Në momentin që Meritoni ka ardhur për të dhënë intervistën, Roza i është drejtuar shumë keq duke i thënë se ‘si ka mundësi që ke ardhur me këtë veshje, nuk ke respektuar emisionin tim’ dhe ndërkohë kur fton një person, nuk ke si ndërhyn tek veshja”.

Ai gjithashtu tregoi edhe një fragment me Bardhin. Sipas Kledisit, Bardhi ishte vonuar për shkak se vinte nga Kosova ndërsa Roza i është drejtuar me gjuhë të keqe për këtë vonesë.

Ai tha se të dy çunat kanë ikur të pakënaqur nga intervista, si dhe shtoi se nuk e kupton faktin që Roza arrin t’i shohë në sy dhe të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë me ta.



lokimagazine