Gazetari Kledis Okshtuni e habiti jo pak publikun kur vendosi të dilte dhe të fliste publikisht për bashkëpunimin e tij me Roza Latin.
I ftuar në një intervistë për programin “Mos i bjer me top”, ai tregoi se për tre sezone që ka punuar me moderatoren, sipas tij ajo e ka keqtrajtuar.
Kledisi tregoi se Roza vuan nga deliri i madhështisë dhe sillet keq jo vetëm me stafin, por edhe me të ftuarit.
Këtu ai tregoi edhe arsyen e vërtetë, sipas tij, të përplasjeve mes saj dhe Merit.
Kledisi u shpreh se Roza e ka ftuar Merin në emision kohë më parë, mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje fare duke ja lënë “seen”, gjë që sipas tij ajo e ka marrë personale.
Gazetari gjithashtu tregoi edhe rastin e Meritonit dhe Bardhit të cilët kanë ngelur të pakënaqur nga intervista me Rozën.
Përsa i përket Bardhit, Kledisi tregoi se ai ishte vonuar për intervistën për shkak se vinte nga Kosova dhe për këtë Roza i është drejtuar me një gjuhë të keqe, ndërsa Meritonin e ka kritikuar për veshjen dhe i ka thënë: “Si ka mundësi që ke ardhur me këtë veshje, nuk ke respektuar emisionin tim!”
lokimagazine