Melinda French Gates ka dale publikisht kundër ish bashkëshortit të saj, Bill Gates në lidhje me skandalin e Epstein, duke zbuluar gjithashtu edhe se pikërisht kjo çështje ishte shkaku i ndarjes së tyre.
Ekzistojnë fotografi të Bill Gates në shtëpinë e Epstein-it, si dhe një email ku financieri i dënuar për pedofili shkruante për një antibiotik që do t’ia siguronte mikut të tij, i cili ishte prekur nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme pas marrëdhënieve me vajza të reja, për t’ia dhënë pikërisht bashkëshortes së tij, Melindës.
Tashmë Melinda mban hapur anën e vajzave të përfshira në atë rreth: “Askush nuk duhet të vihet në një situatë të tillë”, thotë ajo. “Unë mbajta qëndrim dhe i dhashë fund martesës sime. Shpresoj që të ketë drejtësi për to”, duke zbuluar kështu se edhe divorci i tyre erdhi pikërisht nga ky skandal.
/tiranapost