Ditën e djeshme u dha vendimi për ish-futbollistin Dani Alves.
Ai u dënua me 4.5 vite burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual dhe përdhunim, 5 vjet pas lirimit me mbikëqyrje, 9 vite pa komunikim me viktimën dhe të paguajë 150 mijë euro dëmshpërblim plus shpenzimet e gjyqit.
Mirëpo pas vendimit të dhënë për Dani Alves, ish-gruaja e tij, Joana Sanz, ndau aksidentalisht një letër të çuditshme në Instagram që ish-futbollisti i shkroi asaj nga burgu.
Thënë aksidentalisht pasi ky postim u fshi menjëherë nga llogaria e saj.
Teksa Alves e falenderonte gruaj e tij për fortësinë që tregoi në një periudhë kaq të vështirë, ai iu lut edhe për falje asaj— duke shtuar se mendon gjatë gjithë kohës për të dhe se e do shumë.
Në letër shkruhej:
“Ajo që kam ëndërruar dhe çfarë vazhdoj të ëndërroj. Dua të marr të gjitha rrugët me ty. Nuk kam pasur gruan e gabuar, po, ishe ti. Nuk ka një ditë e vetme, asnjë moment, asnjë plan në të cilin nuk bën pjesë ti. Lutem çdo ditë që të vijë dita që të shoh të zgjohesh në mëngjes. Nostalgjia nuk është të mos e bësh dot tani. Kudo, sidoqoftë, sidoqoftë, me ty gjithmonë pranë. Ndiej ndjenja të çuditshme. Të dua”.
lokimagazine