Ajo është team #Bennifer2.0.
Jennifer Garner thuhet se po “inkurajon” ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck që të “shpëtojë martesën e tij” me Jennifer Lopez, mes thashethemeve për divorcin e tyre.
“Ajo e mbështet plotësisht marrëdhënien e tyre dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se ai të jetë i lumtur”, tha një burim për ‘Us Weekly Tuesday’.
Aktorja, e cila ishte e martuar me Affleck nga 2005 deri në 2018, gjithashtu e di se si fama “mund të kriojë një tension” në marrëdhënien e çiftit, vazhdoi burimi.
Prej ditësh mediat e huaja raportojnë se Ben dhe J.Lo po divorcohen. Pavarësisht raportimeve, Affleck dhe këngëtarja u fotografuan bashkë të dielën.