ShowBizzz

Ish-i i Madonnas flet për marrëdhënien e tyre: Ndihesha si një prostitutë e rangut të lartë

Ish-modelja Jenny Shimizu ka qenë në lidhje me Madonnan në vitet ’90, dhe tani, në një seri të re dokumentare të quajtur “In Vogue: The 90s”, ajo ka zbuluar detaje rreth kohës që ka kaluar me Madonnan në Evropë, raporton revista People.

“Dua të them, nuk i thua jo Madonnas në vitet ’90”, kujton Jenny. “Jo vetëm që ishte e mrekullueshme të ndiheshe si një prostitutë e nivelit të lartë, sepse realisht ashtu ishte. Do të merrja një telefonatë të tillë: ‘Hej, a mund të takohesh me mua në sfilatën time në Paris? Ti je në Evropë, apo jo?’,” rrëfeu ajo.

Do të thosha: ‘Po, sapo kam mbaruar me Prada-n. Menjëherë pas Prada-s do të kap avionin’. Dhe kështu bëja. Shkoja në hotelin e saj, në Ritz, rreth orës 4 të mëngjesit, flija me të, dhe pastaj kthehesha në Milano”, shtoi ajo.

Gruaja ime do të më vrasë”, u shpreh Shimizu me humor në dokumentarin, duke iu referuar bashkëshortes së saj Michelle Harper, me të cilën është martuar që nga viti 2014.

Shimizu ka folur për këtë periudhë edhe në kujtimet e saj, të publikuara vitin e kaluar. “Më pëlqente që isha në dispozicion për Madonnan. Më eksitonte fakti që më urdhëronte të shkoja në apartamentin e saj sa herë që dëshironte”, tregoi ajo.

Koha që ato kaluan së bashku, thuhet se përkonte edhe me lidhjen e Shimizu me Angelina Jolien.

“Ndoshta do të isha martuar me Jenny Shimizu nëse nuk do të isha martuar me burrin tim”, kishte thënë Angelina Jolie për revistën “Girlfriends” në vitin 1997, duke iu referuar ish-bashkëshortit të saj Jonny Lee Miller.