Big Brother Albania VIP është sensacioni më i madh i 3 viteve të fundit në Shqipëri. Që nga reality-show i parë rekordet sa vijnë e thyen duke nisur me dyshen Donald – Ilir në BBVA1 dhe për të thyer çdo rekord tjetër me fenomenin Luiz Ejlli në këtë të fundit.
Tani pak ditë na ndajnë nga nisja e BBVA3 dhe emrat e personazheve të mundshëm që mund të marrin pjesë janë temë kryesore në medie. Ndër vite, sporti ka qenë një fushë e prekur lehtë apo sipërfaqësisht në këtë shfaqje ku kanë marrë pjesë ndonjë tifoz i ‘thekur’ si Meridiani me Vllazninë, apo ndonjë ish-sportist i profilit të ulët si Graniti.
Por, gjithmonë kanë munguar protagonistët kryesorë, emrat që kanë bërë bujë në këtë fushë dhe ata që njihen gjerë e gjatë në medie. Burime të sigurta për Newsport.al dhe Newsbomb.al bëjnë me dije se Klodian Duro do të jetë pjesë e Big Brother Albania VIP 3.
Klodian Duro është një emër mjaft i njohur në opinionin sportiv si ish-futbollist i Kombëtares shqiptare, Tiranës, Partizanit e Vllaznisë në kampionatin vendas, ndërsa së fundmi edhe trajner në disa skuadra në Shqipëri e Kosovë.
Duro ka qenë mjaft aktiv edhe vitin e fundit në BBVA2, por nga ekrani duke suportuar shpeshherë me mesazhe dhe vota fituesin e vjetshëm Luiz Ejllin.
Njohja dhe mbështetja e madhe që 46-vjeçari ka nga protagonistët e futbollit pritet ta bëj atë një rival të fortë në Big Brother. A do t’ia dalë Klodian Duro të ecë larg, pse jo edhe të fitojë finalen e madhe? Kjo mbetet për t’u parë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb