ShowBizzz

Ish “Miss Kosova” Kështjella Pepshi po bëhet yll botëror i muzikës

Kështjella Pepshi është yll. Edhe sot duket si në ditën kur kurora e më të bukurës së Kosovës u vendos në kokën e saj. Sot, vajza elegante e pasarelave po bënë emër bë botën e muzikës, duke shpalosur një anë tjetër të saj, anën më të ndritshme, si artiste e talentuar e muzikës. Kështjella Pepshi sapo i ka dhënë dritën jeshile albumit muzikor me titull “Space in Time”, i cili po gjen vend në kanalet famise muzikore.

Kështjella, sapo ke lansuar albumin me titull “Space in Time”. A mund të flasim pak për të?

Po, ky projekt që unë kam realizuar, mua më ka bërë të ndihem mjaft e fuqishme për ecje dhe realizime tjera të reja. Pra, ky ishte fillimi i një detyre që i kisha dhënë vetës sime, për ta realizuar këtë padyshim. Ishte kohë mjaftë e vështirë, sepse, bash atëherë kur unë po merresha më albumin, ishte pandemia. Por, kur njeriu i vë vetës një detyrë, duhet punuar shumë pa shikuar rrokullisjet që dalin para apo prapa.

Cila është kënga që i prinë albumit?

Albumit i prinë kënga “To the sky”.

Cilat janë pritshmëritë tua nga ky album muzikor?

Nga ky album pres që të bie në vesh të dëgjuesve sa më shumë, në mënyrë që edhe të behet i suksesshëm pse jo. Kështu pra dhe e kam nisë rrugëtimin tim në fushën e artit të këngës. Dhe, besoj fort se dëgjuesve do tu pelqej, sepse, shumë prej tyre mund ta gjejnë vetën brënda vargut dhe melodisë së secilës këngë brënda albumit.

Si ndihesh kur këngët tuaja transmetohen në kanale muzikore me famë në Evropë dhe ju jeni shpesh lajm në mediat prestigjioze?

Jashtzakonish mirë dhe e lumtur, bile shumë krenare !

Çka ju bënë juve dhe muzikën tuaj ndryshe në industri?

Unë këngën nuk e shoh dhe as që dua ta shoh si projekt biznesi, por dua ta shoh si art të mirëfilltë.
Unë këndoj më shpirt dhe punoj vet që këtë ta realizoj më mundin tim, pa asnjë lloj biznesi prapa meje. Jam artiste dhe kështu dua të vazhdoj !

A mund te presim një këngë shqip nga ju?

Po, me siguri dhe besoj shpejtë.

A e kujton sot kohën e miss-it dhe a ishte kurora trampolinë për ty dhe karrierën tënde të mëtejme?

Shpesh e kujtoj, më rri parasysh ajo mbrëmje, Isha shumë lumtur më atë fitore të kurorës së bukurisë së shtetit tim të ri, Kosovës. Po edhe ishte një trampolinë, pasi nga aty aktiviteti im në artin e këngës nuk u ndal, jo vetëm në këngë por edhe në shumë fusha të tjera.

Je marr edhe me politikë. A mendon ta zhvillosh edhe më tej këtë karrierë?

Unë mendoj se edhe kënga edhe politika janë art. Prandaj i dua që të dyja.

A të ka ndihmuar bukuria në jetë?

Po, edhe jo. Shumë pak mund të përgjigjët njeriu në këtë pyetje. së jam e kjartë…

Personi të cilit i falenderohesh?

Janë dy që u falënderohem përjetësisht: Nënës dhe Vëllaut, që më kanë përkrah dhe vazhdojnë të më përkrahin fort.

Diçka pa të cilën nuk mundesh?

Sigurisht, pa shëndet dhe pa familje.

Dhe…?

Ju faleminderit shumë për intervistën dhe ju uroj shumë suksese.