Roza Lati njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe së fundmi u ka treguar ndjekësve në Instagram se ish-i e ka kontakuar. Ai i ka kërkuar një mundësi të dytë, por Roza nuk ka pranuar dhe tregon arsyen pse nuk i ka bërë bllok.
“E vetmja arsye” se përse nuk i bëj bllok ex-ave është që ata të mund të shohin çfarë kanë humbur. Jo se po kanë rrugë kalimi me m’shkrujt prap”, shkruan Roza.
Ajo ka postuar videon e një vajze teksa largon insektet, për të treguar se në këtë mënyrë i mban larg edhe ish-at.