Kirurgia plastike Senera Hoxha ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku përballë moderatores Bieta Sulo foli për herë të parë për disa aspekte të jetës së saj personale.
Të lidhura
None found
Ajo tregoi se kjo verë e ka gjetur në një gjendje shumë të mirë emocionale dhe me zemrën plot. Pas përfundimit të historisë së dashurisë me ish-partnerin, Hoxha tha se nuk pranon kompromis kur bëhet fjalë për tradhtinë. Sot, marrëdhënia mes tyre është vetëm profesionale, pasi janë kolegë.
“Besoj ende në dashuri, natën e bej gjumin rehat dhe jam e ngopur me komplimente”, u shpreh Senera Hoxha gjatë intervistës.
Gjatë bisedës, ajo ndau edhe një kujtim të dhimbshëm nga fëmijëria. Kur ishte vetëm 7 vjeç dhe ndodhej në oborrin e gjyshes në Cërrik, pa për herë të parë gjak, pasi nëna e saj u plagos nga një plumb qorr.
“Nuk e harroj kurrë oborrin e larë me gjak”, tregoi ajo.
