ShowBizzz

Ish-partnerja e Endrikut reagon ashpër: “Fëmija është i imi jo i nuses së tij…”

Nëna e fëmijës së Meriton Mjekiqit reagoi ditën e djeshme publikisht, duke thënë se, “Meritoni nuk ekziston në jetën e djalit. Vetëm mua më përket kujdestaria”.

Ndërsa sot, një reagim ka ardhur edhe nga ish-partnerja e një tjetër banori të”Big Brother VIP”, Endrik Bebës.

Evangjelia, ish-partnerja e Endrikut, të cilët janë edhe prindër të një fëmije, ka bërë një postim në Instagram ku ndër të tjera shkruan se, “fëmija është i imi dhe jo i nuses së Endrikut”.

Deklarata e plotë:

Një mesazh për portalet që përmëndin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmëndet më afër tyre!

Fakti që ai nuk do të më përmëndi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë (dhe pse e përmëndi një nga banorët aty) djali tashmë është me mua në greqi dhe pavarësishtë veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurr keq per atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua tja heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundra, por këto manipulime dhe viktimizime kalojn cdo limit!

Lëreni djalin tim jashtë botës së medjave se nuk I duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmëndjen që I duhet nga unë!



lokimagazine