ShowBizzz

Ish-partnerja e Matthew Perry-t hedh dyshime për shkakun e vdekjes së tij, zbulon çfarë i thoshte aktori

Ish-partnerja dhe ish-asistentja e Matthew Perry-t, Kayti Edwards, ka hedhur dyshime për shkakun e vdekjes së aktorit.

Ajo zbuloi një fakt mjaft tronditës se aktori i ndjerë kishte frikë nga gjilpërat, gjë që bie ndesh me faktin se Perry thuhet se ishte injektuar të paktën 21 herë me drogë gjatë javës së fundit të jetës së tij.

Në një intervistë ekskluzive me The Mirror, 47-vjeçarja tha për gazetën:

“Kjo është një gjë e çuditshme për mua… Matthew gjithmonë, gjithmonë më thoshte se ai kurrë, kurrë, nuk do të përdorte gjilpëra ose do të injektonte ndonjë gjë në trupin e tij. Ai as nuk donte të kishte tatuazhe.

Shpesh e shihja duke përdorur shumë droga të ndryshme. Gjithmonë frikësohesha shumë dhe i thosha se duhej të ndalonte së përzieri të gjitha këto gjëra, duke i thënë ‘do të vdesësh’. Por ai ma kthente: ”Njeriu vdes vetëm kur përdor gjilpëra… dhe unë kurrë, kurrë, kurrë nuk do ta bëja këtë”, rrëfeu më tej ajo.

Kayti Edwards punoi si asistente e Perry-t në vitin 2011 dhe gjithashtu ishte në një lidhje me yllin e ‘Friends’ në vitin 2006, por mbetën miq deri në vdekjen e aktorit, në moshën 54-vjeçare.



bal