Atifete Jahjaga, ka qenë gruaja e parë presidente në Kosovë e madje edhe në rajon.
Për këtë, ajo kishte marrë edhe vëmendje globale duke u paraqitur në evente të ndryshme me liderë gjithandej botës.
Mandati i saj 5-vjeçar kishe përfunduar në vitin 2016, por Jahjaga nuk e kishte pushuar aktivitetin e saj, duke e formuar “Fondacionin Jahjaga”.
Ish- Presidentja është komentuar shumë edhe për dukjen e saj, pasi i ka kushtuar mjaft kujdes.
Një fotografi e postuar nga ajo në Facebook, të hënën, tregon një stil tjetër.