Lajme

Ish-shefi i AKI-së nuk deklarohet për akuzat ndaj tij

Ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj nuk është deklaruar gjatë paraqitjes së parë në Hagë.

Ai ka thënë se do të shfrytëzojë afatin ligjor për deklarim, pasi që pret të marrë edhe materiale shtesë për rastin kundër tij.

“Materialet të cilat i kam pranuar, i kemi shqyrtuar por pas konsultimit që pata tani, vendos që të shfrytëzojë periudhën kohore prej 30 ditësh që të marrë materiale shtesë dhe të shoh se nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme për të dhënë deklarimin sot”, tha Smakaj.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 dhjetor.

Ndërkohë mbrojtja kundërshtoi ligjshmërinë e paraburgimit të Smakajt dhe kërkoi lirimin e tij me kusht gjë që nuk u miratua nga Prokurori Special, i cili tha se Smakaj paraqet rrezik për arratisje.