Nëna e Grimes ka deklaruar së fundmi se Elon Musk “i ndaloi” tre fëmijët e ish-it të vizitonin stërgjyshen e tyre që po vdiste në Kanada.
“Po shkruaj pasi është e vetmja mënyrë për të arritur tek ju”, shkroi Sandy Garossino në një postim në Twitter drejtuar miliarderit të teknologjisë të shtunën.
“Siç e dini, nëna ime 93-vjeçare është në ditët e saj të fundit. Ajo dëshiron të shohë dhe të mbajë fëmijët e Claire për herë të fundit,” vazhdoi ajo, duke iu referuar emrit të lindjes së vajzës së saj, Claire Elise Boucher.
“Sidomos më i vogli, të cilin ajo nuk e ka takuar ende,” shtoi Garossino për fëmijën e tretë të çiftit, Techno Mechanicus, i cili besohet se ka lindur rreth qershorit 2022.
“Ajo ishte e emocionuar për vizitën e planifikuar të fëmijëve për të festuar ditëlindjen e saj këtë fundjavë. Por këto shpresa u shkatërruan kur udhëtimi u anulua.”
Garossino tha më tej, ” U trondita kur mësova se fëmijët nuk mund të vijnë pasi ju nuk u jepni dokumentat e tyre të nevojshme dhe pasaportat”.
Ajo shtoi se ishte “shqetësuese” të shihje Musk duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 me djalin e tij dhe të Grimes 4-vjeçar, X AE A-XII.
“Ku janë fëmijët e tjerë dhe me kë? Ata janë planifikuar të jenë me nënën e tyre. Ata duhet të vijnë në Kanada”, vazhdoi Garossino.
“Unë shkruaj me lutjen e një gjysheje, duke ju kërkuar të respektoni marrëveshjen tuaj, t’i ktheni fëmijët dhe t’u siguroni dokumentet që u nevojiten për të parë stërgjyshen e tyre përpara se ajo të ndërroj jetë. Të lutem Elon, të lutem. Kjo është shumë e dhimbshme për nënën time dhe shqetësuese për fëmijët.”
Përveç X AE A-XII dhe Techno Mechanicus, Musk dhe Grimes, 36 vjeç, ndajnë vajzën 2-vjeçare Exa Dark Sideræl. Ish-çifti ishin bashkë nga viti 2018 deri në vitin 2022.
ks