Lajme

“Isha në gjendje të rënduar psikologjike”, pronari i TV “6+1 VLORA” kërkon falje

Televizioni lokal “6+1 Vlora” ka reaguar për ngjarjen e fundit në Vlorë, ku tre persona përdhunuan një 26-vjeçare. Ditën e djeshme, ky televizion denigronte gazetaren Afrovita Hysaj përmes një statusi në kanalin zyrtar. Nisur nga kjo, sot është bërë “mea culpa”, përmes departamentit të informacionit duke evidentuar faktin se administratori ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Në një deklaratë sqaruese, kërkohet falje për opinionin publik për gjuhën e përdorur nga ky televizion për gazetaren në fjalë. Theksohet fakti se pronari Albert Deliaj është implikuar padrejtësisht në këtë çështje duke i përmendur emrin e të birit, si një prej autorëve të ngjarjes së rëndë në Vlorë.

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare, në rrjetin social “Facebook” thuhej:

“DEKLARATE SQARUESE E DEPARTAMENTIT TE INFORMACIONIT TE TV 6+1 VLORA

Te nderuar qytetare dhe qytetare te Republikes se Shqiperise!

Ngjarja e dy diteve te fundit ka marre permasa te medha dhe ju jeni njohur me te gjithe zhvillimet e ndodhura ne Vlore, ku kater  te rinj jane implikuar ne nje ngjarje te paprecedente perdhunimi dhe  perdorimi te lendeve narkotike,  ceshte kjo e cila po ndiqet nga institucionet kompetente.

Por ky nuk eshte objekt i ketij shenimi!

Albert Deliaj, drejtori i pergjithshem i TV 6+1 VLORA ne Vlore, prej me shume se 48 oreve eshte implikuar padrejtesisht ne kete ceshtje te rende. Pergjate tre diteve, i biri, televizioni dhe familjare te tjere, jane cenuar rende nga disa faqe dhe portale ku eshte theksuar  se i biri  eshte i perfshire ne kete ngjarje si nje prej perdhunuesve.

Te nderuar qytetare!

Ju bej me dije qe ne krye te ketyre rreshtave qe,  i biri i Administartorit te TV 6plus1 Vlora  nuk ka lidhje fare me kete ngjarje te rende  dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme per te gjithe qytetaret dhe institucionet dhe aq me shume per te gjithe opinionin publik, nga deklarata zyrtare e Policise se Shtetit.

Portalet, kryesisht te Tiranes, dolen publikisht me etiketimin e djalit te pronri t te Tv TV 6+1 VLORA si nje nga perdhunuesit.

Kjo eshte nje e pavertete e madhe qe tashme eshte zbardhur si nga policia ashtu edhe nga seanca gjyqsore qe eshte zhvilluar diten e sotme.

Por portalet nuk u mjaftuan me kaq, por ne menyre tendencioze,  filluan te perfshijne dhe familjaret e tjere duke nxjerre dhe CV-te e te afermve te tij.

Te nderuar qytetare te Republikes se Shqiperise!

Si do te vepronit ju kur djali juaj, vellai juaj apo nipi juaj te etiketohej si nje perdhunues, kur eshte plotesishte e verifikueshme qe nuk ka lidhjen me te vogel me kete ngjarje, madje i gjithe opinioni publik i Vlores e di shume mire te verteten qe, djali i pronarit te TV 6+1 VLORA nuk ka lidhjen me te vogel me kete ngjarje dhe se e gjithe kjo histori sajohet nga nje gazetare e qytetit te Vlores, pa u bazuar ne asnje fakt konkret, sic duhet te raportoje nje gazetare profesioniste, bazuar vetem ne fakte, perpara se te atakoje nje emer.

Sqarojme se, dje eshte bere nje shenim, nga Administratori i TV, ne kushtet e renduara psikologjike, nisur nga fakti i cenimit te emrit te djalit, familjes dhe te gjithe institucionit mediatik qe perfaqeson.

Me ane te ketij reagimi, i kerkojme  ndjese dhe mirekuptim opinionit publik, por nuk kemi pasur si qellim te godasim gazetaren ne fjale por veprimin shume te ulet te saj per raportimin e lajmit te rreme qe lidhet me te birin, i cili kudo eshte targetuar  si nje nder 4 perdhunuesit dhe kjo e PAVERTETE e madhe eshte zyrtarisht e verifikueshme.

Por cinizmi vazhdon dhe me tej, pasi eshte sqaruar dhe marre vesh qe djali i Administratorit te Tv 6+1 Vlora, nuk ka qene i perfshire ne ate ngjarje, vijon dhe sot te shkruhet dhe te citohet emri i televizionit, i pronarit dhe familjareve te tij.

Te nderuar qytetare!

Me ndjeshmerine e nje prindi, shtrojme pyetjen: si do te ishit ndjere ju, kur djali juaj, vellai apo nipi juaj te etiketohej padrejtsisht si perdhunues?

Dje, Administratori i TV, ne mbremje,  ishte ne ambientet e Drejtorise se Policise Vlore, per te dhene deklaraten e tij mbi te gjithe situaten e krijuar.

Edhe pasi e verteta u zbardh, djali vijon te etiketohet padrejtsisht si perdhunues, madje perfshihet televizioni dhe familjare.

Me shume respekt, Administratori i TV drejton nje pyetje per  zonjen Hysenbelliu: si do te ishit ndjere ju zonja Hysenbelliu, sikur djali juaj te ishte i perfshire padrejtesisht ne keto thashetheme dhe te paverteta dhe kete lajm ta degjonit nga TV 6+1 VLORA, duke mos u bazuar ne asnje fakt apo prove konkrete?

Zonjen Hysenbelliu nuk e keshillojme te pushoj nga puna gazetaren Afrovita Hysaj, pasi edhe Administratori i TV, deri tani pas cerek shekulli (25 vite), qe e drejton kete televizion, nuk ka pushuar asnje punonjes, por ama nje qendrim korrekt duhet ta kete.

Po miku im Enton Abilekaj, administratori i Dosja.al, i cili e publikoi i pari kete lajm te rreme mbas faqes se Vlores te gazetares ne fjale, si do te ndihej sikur te etiketohej padrejsisht si perdhunues nje i aferm i familjes se tij qe sic e thame dhe me larte s‘ka lidhje fare me kete ngjarje?

Po administratoret e faqeve “JOQ”, “Zeri.ai”, “Lolita”etj., si do te ndiheshin ne kete rast?

Po Karlo Bolino, kur e di shume mire, pasi me Administratorin e TV, ka njohje te vjetra bashke, duke ditur qe z. Albert Deliaj, Administratori  i TV 6+1 VLORA, si nje gazetar i vjeter ne Vlore, qe ka punuar mbi 5-6 vite me mikrofon ne dore dhe Karlo e di shume mire kete, dhe perseri shkruan nje te pavertete te madhe, duke mos u bazuar tek deklaratat zyrtare,  e duke thene  se, pronari i TV 6+1 VLORA kercenon gazetaren Afrovita Hysaj pasi kjo e fundit denoncoi djalin e tij si perdhunues.

Si do te ndiheshit ju z. Karlo, ku ne kete ngjarje aspak te vertete te perfshihej djali juaj, televizioni juaj dhe familjaret tuaj?

Si perfaqesues te medias, mbeshtesim deklaraten e djeshme te “Unionit te Gazetareve te Shqiperise“, pasi sic e thame me lart, pranojme qe gjuha e perdorur i tejkalon caqet e gazetarise, por padrejtesia ndonjehere te ben te dalesh nga vetja, ne kushtet e situates se renduar psikologjike, por dhe ne; pronaret, drejtoret apo gazetaret, na quani si te doni, jemi njerez me mish e me gjak, pasi Administratori i TV eshte cenuar padrejtesisht per djalin e tij qe, e theksojme, ne baze te fakteve dhe provave zyrtare nuk ka asnje lidhje me ngjarjen,eshte cenuar padrejtesisht  institucioni mediatik  dhe familja e tij.

Mbeshtesim kryetaren e AMA-se, zonja Armela Krasniqi dhe deklaraten e nxjerre nga ky institucion duke i kerkuar ndjese opinionit publik pjeserisht per terminologjine e perdorur ne ate shkrim, por qe nuk ka lidhje me ekranin e TV 6+1 VLORA, pasi ky ekran nuk ka transmetuar me ze dhe figure, asnje deklarate, qendrim apo kronike te tille gjate asnje edicioni informativ, por ishte thjesht nje status emocional ne Facebook dhe jo ne ekran.

Te nderuar qytetare!

Administratori i TV 6+1 Vlora, ka 25 vite qe e drejton kete televizion dhe ne kete institucion nuk ka ndodhur kurre nje situate e tille, pasi ky televizion, bashkepunon me tegjithe gazetaret e qytetit dhe me te gjithe ata ruan marredhenie te shkelqyera dhe ky eshte nje fakt i verifikueshem nga te gjithe.

Ju faleminderit te gjithe atyre qe do te kene kohe ta lexojne apo degjojne kete deklarate te bere si prind, si qytetare dhe si Administrator i TV 6+1 Vlora.