Lajme

“Ishim duke bërë shaka”, shqiptari që vrau partneren del para gjykatës në Greqi

Ka dalë para gjykatës greke shqiptari Gentian Mino, i cili pak ditë më parë qëlloi me armë për vdekje partneren e tij, 29-vjeçare rumune, Jana Bajan.

Sipas cretapost, autori pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste gruan dhe se ishte një aksident. Megjithatë, pretendimet e tij nuk e bindën hetuesin dhe prokurorin që urdhëroi burgimin e tij të përkohshëm.

I madje është shprehur se ka qenë duke bërë shaka me partneren, e cila nuk ishte aspak dakord që në banesë kishin armë.

Autori Gentian Mino
Autori Gentian Mino

Sipas tij, duke menduar se arma ishte në siguresë, e ka qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

“Ky njeri në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim vrasjeje, ai është i shkatërruar dhe po përjeton ndjenja të thella pikëllimi dhe dhimbjeje pasi plumbi fatal goditi partneren e tij të jetës me të cilën synonte të martohej. Sikur ta kthente kohën pas, sikur të mos e kishte blerë kurrë, siç thotë ai, atë armë. Ai është penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës”, tha avokatja e tij  Efi Somara.

Shqiptari ka qenë vetë që ka telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë, duke thënë se kishte vrarë partneren.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo