ShowBizzz

Ishte duke pritur bashkëshorten në hollin e hotelit, Justin Biber u bërtet fansave që po e filmojnë

Justin Bieber ka pasur një moment të vështirë me fansat në një hotel në Los Angeles.

Këngëtari priste nga momenti në moment bashkëshorten e tij, Hailey Bieber që ta takonte në hollin e hotelit që të shkonin në darkë.

Por në atë kohë disa adoleshentë janë drejtuar drejt tij dhe kanë filluar ta filmojnë. Ai u kërkoi me mirësjellje ta linin të qetë, po ata nuk e bënë. Kjo gjë duket se e ka acaruar edhe më shumë.

Duke pasur parasysh shqetësimin e tij për gruan e tij shtatzënë, Hailey Bieber, Justin bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të larguar fansat e tij dhe për të siguruar paqen mendore të tij dhe të gruas së tij.

Në një video që bën xhiron e TikTok, Bieber shihet duke u bërtitur të rinjve: “A është qesharake kjo për ju djema? A ju duket qesharake kjo? Largohuni nga këtu”. Në atë moment, stafi i hotelit, i cili pa se çfarë po ndodhte, i largoi fëmijët nga zona. Një dëshmitar që ndodhej para ngjarjes konfirmon se Justin Bieber fillimisht u foli me shumë mirësjellje fansave të tij, por u acarua kur pa se ata nuk respektonin atë që kërkonte prej tyre.

Këngëtari mësohet se ka qenë i shqetësuar për bashkëshorten e tij, e cila nga momenti në moment do të mbërrinte në vendngjarje dhe nuk donte të ishte në një situatë të tillë.

@brennanshtorch

Justin got so mad!

♬ original sound – Brennan Shtorch