ShowBizzz

Ishte duke shijuar pushimet me Hamilton, Kim Kardashianit i ndodh “gjëma”! Grabitësi i thyejnë shtëpinë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia amerikane të dielën, pasi është kapur në flagrancë në shtëpinë e Kim Kardashian në Hidden Hills, Kaliforni, duke vjedhur. Grabitësi u pa duke nxjerrë sende nga shtëpia dhe duke i futur në një makinë kur u vu re nga rojet e sigurisë. Ata kanë njoftuar policinë, e cila e ka prangosur të riun.

Mediat amerikane shkruajnë se familja e Kardashian nuk ishin në banesë, pasi ishin qëndruar në një pronë me qira, pasi shtëpia e tyre në Hidden Hills po i nënshtrohet rinovimeve.

Të lidhura

None found

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se modelja ishte në pushime nën shoqërinë e të dashurit të saj, pilotit të Formula 1, Leeis Hamilton, teksa banesa e saj ra pre e grabitjes në Los Angelos.

Kardashian, një personalitet i shquar televiziv dhe sipërmarrëse, ka qenë shënjestër e një grabitjeje edhe më parë. Pesë burra të armatosur dhe të maskuar, të cilët u paraqitën si oficerë policie, dyshohet se hynë me forcë në një suitë hoteli në Paris ku ajo po qëndronte, e lidhën dhe ia vunë gojën, si dhe vodhën bizhuteri me vlerë të paktën 6 milionë dollarë në një grabitje të vitit 2016 që bëri bujë në të gjithë botën.

Hetuesit besojnë se hajdutët e gjurmuan Kardashian përmes postimeve në mediat sociale, të cilat tregonin vendndodhjen e saj të përgjithshme dhe fotot e bizhuterive të shtrenjta. Kardashian ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, reperin dhe kompozitorin Kayne West.

Të Ngjashme