Historia e dashurisë mes Raul Belanova dhe Paola Di Benedetos ka përfunduar. Ditët e fundit ishte përfolur për një tradhti të dyshuar nga ana e futbollistit torinez, por është vetë Di Benedeto, përmes një storie në Instagram që ka sqaruar fundin e historisë së dashurisë.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë dhe Raul donim të konfirmonim fundin e historisë sonë.
E bëjmë për ndershmëri ndaj jush, duke qenë se me kënaqësi kemi ndarë shpesh momente të jetës sonë me ju.
Duam të nënvizojmë se nuk kishte tradhti, por thjesht e kuptuam që personazhet dhe jeta jonë nuk do të gjenin kurrë një pikë takimi dhe pas përpjekjeve të përsëritura, ky vendim ishte i pashmangshëm”, ka shkruar ajo.