Johnny Depp është bërë virale ditët e fundit teksa luan në një video në Instagram. Arsyeja nuk është tjetër veçse protezat e reja të yllit, të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga fansat e tij.
Në klip shfaqet aktori me pushime në Bahamas. Konkretisht, ai ndodhet në një lokal dhe teksa bisedon me klientët dhe anëtarët e stafit, duket buzëqeshja e tij e re.
Prej disa vitesh fansat e Depp kanë komentuar disa herë për dhëmbët e dëmtuar që ai kishte, gjë që e rëndonte estetikisht imazhin e tij.
Pas shumë daljeve të tij publike, objektivi ishte fokusuar në fytyrën e tij.