Lajme

Ishte zëri i masakrës, Walker shkon me bastun në Reçak: S’mund të qëndroja pa ardhur

Ish-amabasdori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka bërë homazhe në varrezat e 46 personave të cilët u vranë në Reçak nga forcat serbe.

Në 25 vjetorin e kësaj masakre, Walker ka thënë se nga sakrifica e shumë djemve të këtij fshati, Kosova gëzon sot një demokraci plotësisht funksonale.

 “Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ku disa prej tyre i njoh që 25 vjet. Disa prej tyre janë ndarë nga jeta dhe siç mund ta shihni asaj rruge jam edhe un.

 Kjo është hera e parë që duhet të vij me bastun, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese. Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, është shprehur ai.

Si sot 25 vite më parë, më 15 janar 1999 ka ndodhur “Masakra e Reçakut”, ku forcat paramilitare serb e vranë pa paralajmërim 45 shqiptarë, burra e gra, të paarmatosur, në Reçak të Kosovës, mes të cilëve dhe një djalë 12 vjeçar.

Masakra që mori emrin e fshatit ku u kryen krimet dhe ndryshoi rrjedhën e historisë u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që solli edhe ndërhyrjen e NATO-s. Shefi i misionit të OSBE-së, Ëilliam Ëalker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo