Lajme

Ishte zhdukur prej 2 javësh/ Gjendet i gjallë një marinar në mes të Paqësorit

Një peshkatar i cili ishte zhdukur për gati dy javë është gjetur i gjallë duke lundruar në një gomone rreth 70 milje (110 km) nga bregu perëndimor i SHBA.

Ai u gjet një ditë pasi ishin pezulluar kërkimin e shpëtimin e tij. Peshkatari thuhet se ka mbijetuar gjatë kësaj periudhe vetëm duke ngrënë salmon.

Burri, identiteti i të cilët mbetet anonim, ishte larguar nga Grey Harbor në shtetin Uashington më 12 tetor në mbrëmje.

“Unë pashë atë që dukej si një gomone shpëtimi në distancë dhe vrapova brenda dhe vendosa dylbi mbi të dhe më pas ai qëlloi një flakë.

Ne e tërhoqëm atë në bord. Ai më përqafoi shumë dhe ishte emocionale. I bëmë mëngjesin. Piu tre shishe ujë. Ai ishte shumë i uritur, djalë i varfër,” tha njëri nga personat që e shëptoi.

Një tjetër marinar që u nis me të nuk është gjetur dhe roja bregdetare thotë se incidenti “mbetet nën hetim”.