Nga Roland Qafoku
Në fillim të janarit Akademia e Çmimit Nobel në Stokholm do të kryejë një veprim rutinë që funksionon çdo vit prej më shumë se një shekulli. Si për çdo fushë, edhe në letërsi, ajo do t’i dërgojë çdo fituesi nobelist, çdo shkrimtari të madh, çdo institucioni prestigjoz letrar në botë, një formular në të cilin ata duhet të shkruajnë emrin e kandidatit që mendojnë për këtë çmim për vitin 2024. E gjithë procedura është diskrete dhe që nga viti 1901 kur janë ndarë për herë të parë çmimet, nuk bëhet e ditur cilët janë ata që e marrin këtë formular, cilët janë ata që e plotësojnë e që propozojnë dhe cilët janë ata që bëjnë të mundur të shpallin kandidaturat.
Kjo procedurë vazhdon me selektimin final deri në muajin mars, për të vijuar më pas akoma deri të enjten e parë të muajit tetor kur shpallet fituesi. Por, për më shumë se 40 vjetësh, mes shumë e shumë të propozuarish, ky formular ka të shënuar një emër që nuk ndryshon asnjëherë: Ismail Kadare, Albania.
Në fillim të viteve ‘80-të e nominuan për herë të parë institucionet letrare nga Franca dhe pas vitit 1990 disa herë nominim për kandidat e ka bërë edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Propozues të Kadaresë kanë qenë edhe disa shkrimtarë të huaj, emrat e të cilëve kjo akademi nuk i bën publikë. Më 28 janar, shkrimtari më i madh shqiptar mbush 88 vjeç dhe i bie afër gjysmës së jetës, emri i tij në këtë formular mban siglën “kandidat”, por pa e fituar asnjëherë. Janë të rrallë ata shkrimtarë në botë që janë prej kaq shumë vitesh kandidat për Nobel sa Ismail Kadare, duke marrë edhe epitetin “kandidat i përhershëm i Nobel”.
Por, ndryshe nga ata, Kadare është i rrallë, në mos i vetëm, që është kandidat i përvitshëm dhe pa ndërprerje, aq sa na e ka zvenitur dëshirën që ai ta marrë këtë çmim. Por më shumë jemi të zhgënjyer nga Akademia e Nobelit. Të gjithë këtë pezmatim e ka përkufizuar me një thënie lapidare poeti dhe shkrimtari i madh francez, Alain Bosquet teksa vite më parë, në mes të debatit nëse duhet apo jo ta merrte çmimin lëshoi Letra pa fund kundër në Akademinë Nobel, por edhe një fushatë e drejtuar nga ambasada jonë në Stokholm. Mjaftoi një debat në rrjetet sociale dhe përsëri doli në sipërfaqe një pyetje e madhe përse Ismail Kadare nuk po e merr çmimin Nobel.
Përse edhe pse prej 40 vjetësh Akademia Suedeze nuk ia jep këtë. Dhe në sipërfaqe dalin se mijëra e mijëra letra të dërguar në adresë të kësaj akademie. Një fenomen që doemos duhet të ketë ndikuar në mosdhënien e këtij çmimi. Kadare flet për revistën “Newsbomb”: “Ambasada bëri që i gjithë shtypi suedez të ishte kundër meje” por veçanërisht veprën e tij. Dhe për pasojë, fatkeqësisht në një farë mënyre ia kanë dalë të diktojnë dhe ndikojnë te Akademia e Nobel-it. Të paktën në dekadën e fundit, fitues të Nobelit në letërsi kanë qenë shkrimtarë mesatarë dhe pa ndonjë vlerë të spikatur dhe aspak të kra[1]hasueshëm me talentin dhe veprat e kandidatit shqiptar.
Rrjedhimisht, kjo të bën të besosh se Nobeli dhe Kadareja janë gjithnjë e më larg. Pas publikimit të lajmit të fundit dhe për ta kuptuar akoma më shumë fenomenin “letra kundër Nobelit për Kadarenë” mjafton të lexosh një e nga një, të gjitha reagimet në rrjetet sociale që shpesh kanë fuqinë e eksplozionit. Si të ishte një luftë mes dy ushtrive, komentatorët janë ndarë si në pro dhe kundër të thekur, në idhtarë me të drejtë dhe sharës profesionistë facebooku. E prej kësaj panorame, kupton një gjë të madhe: Asnjë kandidat i çmimit Nobel nuk është sulmuar, sharë, anatemuar aq shumë sa Ismail Kadare nga Shqipëria.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo