Raportohet se tashmë është arrestuar për llogari të autoriteteve gjermane një 26-vjeçar shqiptar në Itali, transmeton albinfo.ch.
Në raportin e Policisë gjermane dhe asaj italiane thuhet se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro.
Mësohet se 26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello, pasi në vendlindje kishte punuar në një kompani, e cila mashtronte shtetas gjermanë. Në Itali i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë, si dhe kishte gjetur edhe punë.
Shqiptari mësohet se aktualisht ndodhet i mbyllur në burgun Santa Bona, në pritje të ekstradimi, ndërsa thuhet se dënimi i tij në Gjermani mund t’i kushtojë 26-vjeçarit deri në 15 vjet burgim. /Albinfo.ch