Lajme

“Iu q* motra në Big Brother”, Monika Lubonja “shpërthen” ndaj Albano Bogdos: Kërko falje

“Humori i zi” i aktorit Albano Bogdo ka nxitur jo pak reagime. Figura të njohura kanë dënuar deklaratat ofenduese që Bogdo bëri për Alban Ramosaj dhe motrën e tij Beatrix, ku në emisionin e tij aktori iu referua këngëtarit “si ai tipi që iu q* motra në Big Brother”.

Mes gjithë atyre personave që reaguan është edhe aktorja e njohur Monika Lubonja. Në llogarinë e saj në “Instagram”, Monika ka publikaur një video dhe shfaqet shumë e revoltuar.

“Në qoftë se të ka ngelur pak grime artisti por edhe njerzillëk, dil aty dhe kërkoj një falje publike vajzës dhe familjes së saj.

Nuk ta ka borxh askush këtë gjë dhe nëse je artist ulu puno aty, kërko e mos shpif sepse ke bërë një shpife shumë të rëndë edhe për atë djalin por edhe për atë vajzën”, thotë ajo.