Lajme

Izraeli bie dakord, do lejojë 100 kamione me ndihma të hyjnë në Gaza

Izraeli ka rënë dakord që të lejojë një numër më të lartë të kamionëve me ndihma humanitare që të futen në Gaza.

Lajmin e ka bërë me dije Ëashington Post, duke cituar një zyrtar amerikan. Gaza ka një krizë të rëndë humanitare, ku qytetarët po vuajnë për bukë dhe ujë. Edhe pse shumë shtete ofuan ndihma humanitare, disa kamione kanë pritur me ditë në kufi dhe nuk janë lejuar të futen në Gaza.

Pas telefonatës së presidentit të SHBA Joe Biden me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun  dhe ndërkohë që operacionet ushtarake izraelite po përparojnë në Gaza, u ra dakord që të lejohen deri në 100 kamionë të hyjnë në zonën e luftës në baza ditore.

Sot kanë hyrë rret 30 kamionë në Gaza duke u bërë kështu numri më i madh i mjeteve që kanë hyrë në vend deri më sot që nga nisja e këtij konflikti.

Megjithatë, sipas një punonjësi të ndihmës, ndihma është minimale në krahasim me nevojat që ekzistojnë.