Lajme

Izraeli dhjetëra sulme në Gaza: Kemi vrarë një komandat të Hamasit

Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në 250 objektiva, kryesisht në Rripin verior të Gazës.

Në një deklaratë Forcat Mbrojtëse të Izrealit thanë se komandanti është identifikuar si Muetaz Eid, komandant i Distriktit Jugor të Sigurisë Kombëtare të Hamasit. Ndërkohë, lidhur me këtë lajm deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga Hamasi.

Agjencia izraelite e Sigurisë tha se goditi gjithashtu “dhjetëra shtabe ushtarake, një seri postesh vëzhgimi ushtarake dhe një numër të lartë raketash të përdorura nga Hamasi dhe organizatat terroriste të Xhihadit Islamik”.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi Izraeli ka bërë bilancin e viktimave nga sulmet e Hamasit. Raportohet se më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë ndërsa 3,500 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq raportohet se të paktën 155 persona janë rrëmbyer.

Sakaq ekipi i mbrojtjes civile të palës palestineze pretendon se mbi 1000 njerëz raportohen të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza. Përmes një deklarate ekipi njofton se shumë të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 24 orët e fundit pas sulmeve në ndërtesa. Sipas autoriteteve palestineze thuhet se  2,670 njerëz kanë humbur jetën si pasojëe sulmeve izraelite, ndërsa  9,600 të tjerë kanë mbetur të plagosur.