Lajme

Izraeli ndërpret energjinë elektrike në Rripin e Gazës 

Qeveria izraelite vazhdoi me një veprim tjetër vetëmbrojtës, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza dhe Palestinë.

Lajmin e bëri me dije ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i Izraelit, Israel Katz.

“Kam nënshkruar një urdhër që udhëzon kompaninë elektrike të Izraelit të ndalojë furnizimin me energji elektrike në Gaza”, tha Katz në një deklaratë.

Më herët avionët luftarakë goditën dy ndërtesa të larta në Gaza, ku sipas një deklarate të forcave ajrore të vendit, është vendosur “infrastruktura ushtarake” e Hamasit. Ky njoftim erdhi menjëherë pas sulmit izraelit në Kullën Palestineze në Gaza.

“Forcat Ajrore sulmuan dy objekte ushtarake të anëtarëve të lartë të organizatës terroriste Hamas brenda ndërtesave të larta”, tha Forca Ajrore izraelite, pa dhënë vendndodhjen e saktë.

Në deklaratën e Forcave Ajrore thuhet se “Hamasi po e vendos ushtrinë e tij në zemër të popullatës civile në Rripin e Gazës”.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 100 izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë marrë peng nga palestinezët, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të shtetit. Disa besohet se janë zhvendosur në qytete të vogla përreth Rripit të Gazës. Të tjerë janë zhvendosur në Gaza pasi situata të qetësohet.