Lajme

Izraeli publikon audion: Sulmi në spital nga Xhihadi Islamik Palestinez (VIDEO)

Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një audio ku supozohet se është nëj telefonatë e përgjuar mes dy militantëve të Hamasit duke diskutuar sulmin në spital.

Sipas tyre në këtë audio dëshmohet se nuk ka qenë Izraelit ata të cilët e kanë lëshuar raketën që shkatërroi spitalin në Gaza ku humbën jetën 500 persona, por është hedhur gabimisht nga Xhihadi Islamik Palestinez.  Ky grup është i lidhur ngushtë me Hamasin.

Transkripti i plotë i bisedës, sipas Izraelit: 

Militanti 1: Po ju them se është hera e parë që shohim një raketë si kjo të bjerë dhe prandaj themi se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

Militanti 2: Çfarë?

Militanti 1:  Ata thonë se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

Militanti 2:  Nga ne është?

Militanti 1:  Me duket!

Militanti 2:  Kush e thotë këtë?

Militanti 1:  Po thonë se prerjet e raketës janë copëza lokale dhe jo si copëzat izraelite.

Militanti 2:  Çfarë po thua [emri]?

Heshtje

Militanti 2:  Po Zoti e bekoftë, nuk mund të gjente vend tjetër për të shpërthyer?

Militanti 1:  Nuk ka rëndësi, po, [emri] e qëlluan nga varrezat pas spitalit.

Militanti 2:  Çfarë?!

Militanti 1:  E qëlluan duke ardhur nga varrezat pas spitalit al Ma’amadani dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.

Militanti 2:  Ka një varrezë pas saj?

Militanti 1:  Po, al Ma’amadani është pikërisht në kompleks.

Heshtje

Militanti 2:  Ku është kur hyn në kompleks?

Militanti 1:  Fillimisht hyni në kompleks dhe nuk shkoni në drejtim të qytetit dhe është në anën e djathtë të spitalit al Ma’amadani.

Militanti 2:  Po, e di.

Qindra njerëz humbën jetën pasi një raketë goditi spitalin Al Ahli në qytetin e Gazës, mbrëmjen e së martës. 500 persona që ishin duke u trajtuar në spital, mes tyre fëmijë dhe staf mjekësor humbën jetën.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas me bazë në Bregun Perëndimor, fajësoi Izraelin, duke e quajtur atë një krim të pafalshëm, teksa shpalli tre ditë zie. Nga ana tjetër zyrtarët izraelitë këmbëngulin se masakra u shkaktua nga një raketë palestineze e cila shpërtheu gabimisht mbi spital.