LifeStyle

Ja cilat janë gjërat që meshkujt nuk ndalojnë së dashuruari te femrat

Ritmi i shpejtë i jetës na detyron të punojmë jashtë kufijve tanë të mundshëm, ndaj shpesh harrojmë t’i kushtojmë kujdes shëndetit, i cili është shumë i rëndësishëm. Shkaktari i vuajtjeve tona janë mendimet tona, prandaj duhet t‘u kthehemi mendimeve që na bëjnë të ndihemi mirë.

Kur ju pushtojnë mendimet negative, gjithmonë kthejuni kësaj teknike, e cila përbëhet nga tre hapa:

Përvetësoni një mënyrë të re të menduari

Të menduarit negativ është shprehi. Çdo shprehi mund ta ndryshojmë në mënyrë të thjeshtë. Pra, mendimet negative zëvendësojini me mendime pozitive. Si ta bëni këtë zëvendësim? Kurdo që të shfaqen mendimet negative, si p.sh.: “Unë nuk jam mjaft e mirë. Nuk do t’ia arrij”. Zëvendësojeni me mendime pozitive: “Unë jam mjaft e mirë. Unë do t’ia arrij”.

Pyesni veten a është afër së vërtetës ajo që mendoni

Shikoni nga të gjitha anët, analizoni. Kuptoni nga po vjen ajo ide, a është e imponuar apo e keni menduar vetë. Shpesh kritikat e të tjerëve i përvetësojmë dhe ato bëhen mendime të cilat na mundojnë dhe na çojnë deri në gjendje ankthi. Mendoni nëse ka pak të vërtetë në ato ide apo janë produkt i frikës suaj.

Shikojini gjërat nga një perspektivë tjetër

Natyrisht, nga perspektiva pozitive. Fjala vjen, nëse nuk e keni gjetur punën që dëshironi dhe për këtë shkak ndiheni e pasuksesshme dhe e kritikoni veten, ndaluni dhe mendoni: Mbase ajo punë nuk ka qenë për ju. Mbase nuk do të ishit e lumtur, as e plotësuar në atë vend pune.

E gjitha është çështje perspektive. Ashtu si mendojmë edhe jetojmë. Kur t’ju pushtojnë mendimet negative, kaloni nëpër këta tri hapa dhe ju garantojmë që do të ndiheni më mirë.