Horoskopi

Ja cili është guri i çmuar që ju përshtatet sipas muajit të lindjes

Shumë prej nesh i vlerësojnë shumë bizhuteritë, por në të vërtetë nuk e kuptojmë se si guri i preferuar është kthyer nga një kristal i thjeshtë në një xhevahir të lëmuar në duart tona. Me të gjitha llojet e gurëve që gjenden sot në treg është mirë të ndalesh një hap pas dhe të vlerësosh gurin natyral, teksa ngjitesh maleve. Mund të befasohesh kur zbulon se ata janë të bukur vetëm për mënyrën se si janë.

Janari – Garnet
Garnet është një gur kristali, i cili thuhet se është përdorur që në periudhën e bronzit si gur i çmuar.


Shkurti – Ametisti
Është një lloj guri i çmuar me ngjyrë karakteristike në vjolë. Shumë i përdorur në buzylykë, unaza, vathë etj. Për të gjitha zonjushat e shkurtit. (Ka qenë një nga gurët e Mbretëreshës Victoria)


Marsi – Aquamarine
Aquamarine ka marrë emrin nga latinishtja “aqua marina”, që do të thotë “ujë deti”, si ngjyra e gurit të çmuar.

Prilli – Diamanti
Kjo foto është e ngjashme me shprehjen “diamant i cilësisë së parë.”

Maji – Smeraldi
Ngjyra e smeraldit është e mrekullueshme. E pabesueshme të gjendet në tokë një ngjyrë e tillë.

Qershori – Alexandrite
Është një nga gurët e çmuar më të rrallë që mund të gjenden sot në tokë. Ka një pamje fantastike dhe unike me ngjyrën e thellë në gri.

Korriku – Rubini
Të krijon iluzionin se është në gjendje të kthehet në gur të çmuar shumë të lëmuar. Shumë i përdorur edhe në bizhuteri.

Gushti – Peridot
Peridot është një lloj kristali i cmuar që vjen vetëm në këtë ngjyrë. Një mineral i mahnitëshëm në një ngjyrë të gjelbër të thellë. Thellësia e ngjyrës përcaktohet edhe nga sasia e hekurit të përfshirë brenda kristalit.

Shtatori – Zafiri
Zafiri është një alternativë e mrekullueshme për një unazë martese, për arsye se ka një substancë natyrale që ngjet me diamantin.

Tetori – Opali
Kjo që shihni është një pamje e gurit të Opalit në Queensland, Australi. E vështirë të besosh që këto lloj ngjyrash janë natyrale dhe produkt i photoshop-it.

Nëntori – Topazi
E dini që e kuqja është ngjyra më me vlerë e topazit natyral?

Dhjetori – Turquoise
Turquoise (Bruz) është një nga tre gurët e çmuar të dhjetorit. Ka një ngjyrë të errët jeshile në blu dhe është është mjaft i rrallë. Është përdorur për mijëra vjet si gur i çmuar, por edhe si dekorativ për shkak edhe të ngjyrës unike, por kohët e fundit është zhvlerësuar për shkak të imitimeve që hidhen vazhdmimisht në treg.