ShowBizzz

Ja ç’thotë J.Lo për thashethemet e ndarjes nga Ben Affleck!

Jennifer Lopez nuk e ka problem t’i përgjigjet pyetjeve lidhur me thashethemet e ndarjes me bashkëshortin e saj, Ben Affleck.

Gjatë një konferencë për filmin e saj të ri, ‘Atlas’, J.Lo u pyet nga një gazetar për ‘situatën’ e saj me fituesin e çmimit ‘Oscar’.

E dini se si u përgjigj? Pasi qeshi, mori një çehre serioze dhe u përgjigj: ‘Ti mund të bësh më mirë se kaq’.

Por kjo s’do të thotë se J.Lo refuzon të flasë për bashkëshortin e saj. Në të vërtetë, ajo e përmendi pak në ‘Jimmy Kimmel Live’, më 20 maj.

Teksa tregonte se si u takua me Barbra Streisand, Jennifer kujtoi se si fituesja e EGOT i kishte komentuar unazën e fejesës që i kishte dhuruar Beni, duke thënë: ‘Qenka diamant goxha i madh.’.

Këngëtarja e ‘Love Don’t Cost a Thing’ gjithashtu iu referua martesës së saj kur foli për binjakët e saj 16-vjeçarë, Max dhe Emme, që i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Pasi tregoi se fëmijët e kishin siklet ta shihnin duke performuar dhe duke bërë lëvizje sensuale në skenë, tha se ‘bëj lëvizje sensuale edhe në shtëpi, por ata nuk më shohin’.

Të shoqërojnë fëmijët nëpër ture?

Po, ndonjëherë. Ata janë 16 vjeç dhe nuk duan të jenë me mamin gjithë kohën.

Si reagojnë? Kënaqen? Se unë përpiqem, por s’mund ta imagjinoj nënën time në skenë duke kënduar dhe duke kërcyer.

Po, të kuptoj. As unë. Është e sikletshme. Unë bëj edhe lëvizje sensuale. Ata thonë me vete ‘Po kjo kush është?’, sepse më shohin gjithë kohën me topuz dhe pa makijazh në shtëpi.

Pse nuk bën lëvizje sensuale në shtëpi?

Po, bëj, por ata nuk më shohin, – tha ajo dhe qeshi.

Ben, i cili ka 3 fëmijë me ish-bashkëshorten, Jennifer Garner, nuk ka reaguar ende në lidhje me thashethemet për ndarje. Megjithatë, ai u pa me unazën e martesës në gisht më 19 maj.



lokimagazine