Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes është marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë. Megjithatë, ai ka zgjedhur të mos japë asnjë deklarim para hetuesve.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, të cilët ndodheshin në automjetin me të cilin Vata po largohej.
NEWS Tronditet vendi, të shtëna me armë zjarri, dyshohet për dy viktimaNë prani të përkthyesve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime si truproje dhe shoqërues personal.
Sipas dëshmive të tyre, ata e kishin marrë Vatën në automjet për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të dhe jo për ta ndihmuar në largimin pas krimit.
NEWS Ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot!Ndërkohë, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe miqtë e viktimës, të cilët kanë dhënë versionin e tyre për mënyrën se si nisi konflikti.
Sipas dëshmive paraprake, përplasja dyshohet se ka nisur pas ngacmimit të një vajze brenda ambienteve të lokalit. Situata është përshkallëzuar më pas, duke përfshirë disa persona që janë përleshur me njëri-tjetrin.
NEWS “Nuk mund të flas, ata njerëz janë…”, i riu shqiptar dënohet nga gjykataNë konflikt kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë, mes tyre edhe Sokrat Vata.
Sipas dëshmive të miqve të viktimës, “20-vjeçari portugez kishte ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në sherr”, por në kaosin e krijuar është goditur me thikë.
