Javët e fundit skandali rreth Sean “Diddy” Combs ka qenë kryefjalë e mediave botërore. I arrestuar 16 shtatorin e kaluar me akuza për trafik seksual dhe zhvatje, çështja po ngre një valë zbulimesh dhe akuzash shqetësuese që përfshijnë të famshëm të listës A, përfshirë Jennifer Lopez.
Por çfarë lidhje ka aktorja dhe ylli i popit me themeluesin e labelit Bad Boy Records? Përgjigja qëndron në historinë e tyre të trazuar të dashurisë, e cila shënoi vitet ’90 dhe fillimin e viteve 2000.
Gjatë një daljeje të fundit në Despierta America, Ojani Noa foli hapur për marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez, duke treguar se rritja e karrierës së saj muzikore dhe lidhja e saj me P Diddy kishte një ndikim të rëndësishëm në martesën e tyre. “Një pjesë e atij divorci është faji i P Diddy”, deklaroi Noa, duke nënvizuar kështu se ndarja ishte jo vetëm një çështje personale, por edhe një konflikt interesi profesional.
Ojani Noa dhe Jennifer Lopez u martuan në vitin 1997, por lidhja e tyre zgjati më pak se një vit. Gjatë asaj kohe, JLo filloi të punojë në albumin e saj debutues On the 6, një projekt që shënoi fillimin e karrierës së saj si ‘megayll’.
Sipas Noa, shfaqja e Diddy-t si producent muzikor dhe suksesi në rritje i Lopez-it krijuan një distancë emocionale mes tyre, duke çuar në prishjen e martesës. “Ndërsa unë isha në Los Angeles, ajo ishte në Nju Jork me Diddy.” Noa shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij sesi fama e Lopez dhe marrëdhënia e saj me Diddy-n kanë ndikuar në jetën e tij . “E pyeta pse po dilte me të dhe ajo më tha: ‘Është vetëm punë’.
Historia e dashurisë mes Jennifer Lopez dhe P Diddy është një nga më të përfolura të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000. Çifti filloi lidhjen në vitin 1999, menjëherë pas ndarjes së Lopez nga Noa. Marrëdhënia e tyre u karakterizua nga ngjarje në tapetin e kuq, dalje publike dhe skandale, por edhe nga tensione dhe polemika.
Për shembull, Diddy dhe JLo u arrestuan në vitin 1999 pas një të shtënash në një klub nate në Nju-Jork, një incident që e bëri marrëdhënien e tyre edhe më komplekse. Romanca e tyre ishte jetëshkurtër, duke kulmuar me një ndarje në 2001. Përtej aspektit romantik, Diddy ishte një figurë e rëndësishme në karrierën muzikore të Lopez, duke ndihmuar në formimin e tingullit dhe imazhit të saj.
bal