Shëndetësi

Ja si të kujdeseni për shëndetin tuaj këtë sezon ku gripi është “nëpër këmbë”

Hidratimi i mukozës së fytit është shumë i rëndësishëm

Dhimbja e fytit është një simptomë e një infeksioni virusal ose bakterial të traktit respirator. Dhimbja e fytit është më së shpeshti pasojë e infeksioneve, kryesisht virusale, më rrallë bakteriale. Në rastet e infeksioneve virusale aplikohet vetëm trajtimi simptomatik, pra zbutja e simptomave, por jo largimi i shkaktarit. Kjo do të përfshijë përdorimin e anestetikëve lokalë, hidratuesve dhe antiseptikëve. Hidratimi i mukozës së fytit është shumë i rëndësishëm.

Për të parandaluar acarimin e mëtejshëm të mukozës së fytit, shmangni ushqimet shumë pikante, përfshirë ato të kripura. Nëse dhimbja e fytit shoqërohet me temperaturë të lartë ose nëse infeksioni nuk qetësohet me gjithë trajtimin simptomatik që zgjati disa ditë, mund të shfaqet infeksion bakterial, më pas merret terapia me antibiotikë. Nëse dhimbja e fytit është shumë e rëndë dhe shkakton vështirësi në gëlltitje e në të folur duhet të shkoni te mjeku. Mund të jetë një infeksion bakterial që kërkon terapi me antibiotikë.

Nxehtësia e ushqimeve dhe lëngjeve irriton mukozën dhe në këtë mënyrë thyen barrierën fiziologjike që na mbron nga mikroorganizmat. Sipas ekspertëve, si çaji, ashtu edhe lëngjet e tjera duhet të pihen kur janë të vakët sepse nxehtësia irriton mukozën dhe kur ajo dëmtohet, mikroorganizmat arrijnë në trupin tonë më lehtë. Ndonëse një pije e nxehtë bimore ka një efekt të dobishëm në organizëm dhe duket se është e këndshme për fytin kur kemi të ftohur, mjekët janë të mendimit se nuk duhet ta konsumojmë këtë, si dhe lëngjet e tjera, ndërkohë që temperatura e tyre është dukshëm më e lartë se temperatura e trupit tonë.