Lajme

“Ja u shtofte zoti panikun”, Basha: Mbështetje pakushte ndaj hetimeve të SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish këtë të premte në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë Basha rikonfirmoi dhe njëherë se e vetmja shpresë për shqiptarët është drejtësia e re që sipas tij është e vetmja që po funksionon në vend.

Lulzim Basha tha se SPAK ka mbështetjen e pakushtëzuar të atij personalisht dhe të Partisë Demokratike.

“SPAK është i vetmi shans për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Për mua personalisht, por edhe për Partinë Demokratike, SPAK ka mbështetjen pa kushte.”

Basha tha se e vetmja hallkë që po funksionon po sulmohet nga qeveria.

“Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj nga vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD.”

Kreu i Pd ka sulmuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke i bërë një urim që sipas tij e kanë të gjithë shqiptarët:

“Nese i ka kapur paniku nga hetimet e SPAK-ut ndaj korrupsionit, urimi im, besoj urimi i çdo shqiptari është “Ja u shtofte zoti panikun”. Kush ka panik nga hetimet e SPAK ja shtoftë zoti ankthin, i lëntë zoti pa gjumë.”

 

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo