Lajme

​Jagxhiu: Kriza institucionale nuk pritet ta pengojë procesin për heqjen e roamingut

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, u pyet nëse kriza institucionale dhe moskonstituimi i Kuvendit mund të ndikojnë në procesin e negociatave për marrëveshjen për heqjen e roamingut me Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh se zbatimi i saj pritet të nisë vitin e ardhshëm, varësisht nga ecuria e negociatave.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë, tha se me vendimin e sotëm do të formohet ekipi negociator, i cili do të zhvillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Jagxhiu: Kriza institucionale nuk pritet ta pengojë procesin për heqjen e roamingut

“Sot u bë një hap i rëndësishëm, pasi u miratua nisma për këtë marrëveshje. Në bazë të këtij vendimi të Qeverisë, ne e formojmë ekipin negociator, i cili do të zhvillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Në momentin kur arrihet marrëveshja, ajo nënshkruhet me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e më pas ratifikohet nga presidentja. Në këtë rast specifik nuk ka ndonjë pengesë që të gjithë këtë cikël të realizimit ta përfundojmë, pavarësisht çështjes së konstituimit të Kuvendit.”, u shpreh Jagaxhiu. 

Të Ngjashme