Aktori i njohur Jake Gyllenhaal ka lindur me një “sy dembel” të korrigjuar natyrshëm. Për këtë problem i është dashur të mbajë lente korrigjuese që kur ishte rreth 6 vjeç.
Së fundmi aktori foli për “The Hollywood Reporter”, ky problem e ka ndihmuar me aktrimin, “Dua të mendoj se është një avantazh. Kur nuk shoh në mëngjes, para se të vendos syzet, është një vend ku mund të jem me veten time”.
Kjo nuk është hera e parë që Gyllenhaal diskuton problemin e tij të shikimit. Në vitin 2017, ai tha se si mbajtja e syzeve të mëdha në shkollë në Los Angeles shkaktoi vëmendje dhe ngacmime të padëshiruara.
“Isha një objektiv talljeje. Unë kam qenë gjithmonë një fëmijë i ndjeshëm”, u shpreh ai asokohe.
bal