Analisti Zejnullah Jakupi ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Abdullah Hoti, pas deklarimeve të tij në “Debat Plus”, duke e akuzuar se me qëndrimet e fundit po e dëmton LDK-në.
Jakupi e ka cilësuar qasjen e Hotit si një “pus politik” për LDK-në, duke paralajmëruar se ajo mund ta çojë partinë drejt rënies në rreth 6 për qind.
Ai i ka bërë thirrje Hotit të tërhiqet nga këto qëndrime, duke thënë se strukturat e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nuk do ta lejojnë një skenar të tillë.
Shkrimi i plotë:
„Pusi i natës“…!
Abdullah Hoti në intervistën e mbrëmshme në Debat Plus e dëshmoi edhe një herë se “Pusi i natës” nuk është veç metaforë popullore. Është, duket, edhe strategji politike. 😏
A e dëgjuat çfarë thoshte?
Propozoi kryetarin e radhës të “pusit tjetër” – atë që, me ato gjestikulacione, të krijon përshtypjen se po i ngreh krejt punët nga dy vija njëherësh.
Po më e keqja është se Abdullah Hoti, me këtë plan, nuk po ndërton rrugëdalje për LDK-në. Po ndërton një gropë politike me dalje vetëm poshtë.
Nëse realizohet ky projekt i tij, LDK-ja jo që nuk forcohet, por rrezikon të përfundojë në 6 për qind. E atëherë nuk do të kemi më nevojë për sondazhe – do ta masim LDK-në me metër. 😂
O puthadorë, politika nuk është konkurs për të parë kush di më bukur ta shpjegojë një humbje para se të ndodhë!
Por mos u ngut, Abdullah.
Ky film nuk luhet vetëm me dëshirën tënde. Strukturat e LDK-së nuk ta lejojnë. Vjosa nuk ta lejon. Lumiri nuk ta lejon.
Prandaj, nëse të ka mbetur edhe pak fytyrë politike për ta shpëtuar, tërhiqu sa më shpejt nga këto qëndrime.
Se një gjë është të kritikosh LDK-në.
Krejt tjetër është të marrësh kazmën, të hapësh pusin dhe pastaj të na bindësh se po ndërton një pallat.
Abdullah, pusi është hapur mjaft.
Mos e ço LDK-në deri në fund të pusit vetëm për ta dëshmuar se ti e dije ku ishte fundi.
