Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Roza Lati, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet me pushime. Ajo ka treguar gjithashtu se në këto ditë relaksi po e shoqëron mamaja e saj, Rita Lati.
Moderatorja ka postuar foto e video të ndryshme në “Instagram”, që nga ato provokuese por edhe ato për të qeshur.
Një ditë më parë, Roza ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku tregon se është djegur e gjitha pasi ka qëndruar shumë në diell dhe e lyer me vaj.
“Rri serioze dhe i them mamit ‘mamo b**a ime është përvëlim’. Jam djegur, i kam ndenjur diellit lyer me vaj, sikur nuk ka të nesërme. Edhe komenti i mamit ‘e ça pastaj, do digesh që çke me atë punë’”, dëgjohet të thotë në videon në fjalë.
Ndërkohë postimin e ka shoqëruar me fjalët:
“Jam djegur. Sinqerisht.
Prapanica ime është në zjarr
Shpina ime është në zjarr
Keç puna, shumë keç!”.