Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, ka ngjallur shqetësim të madh tek fansat dhe publiku i gjerë pas një postimi të fundit të bërë në llogarinë e tij të Instagram-it.
Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, artisti ka bërë një thirrje të sinqertë për ndihmë nga mediat vendore, duke theksuar se është duke u përballur me një padrejtësi të rëndë.
Në mesazhin e tij, Fero tregon se çështja lidhet me organet e drejtësisë, duke përmendur veçanërisht Gjykatën e Gjilanit. Ai shprehu shqetësimin se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se kjo situatë ka ndikuar rëndë në gjendjen e tij emocionale.
“Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë,” shkruan ai, duke treguar hapur dhimbjen që po përjeton.
Në këtë moment, detajet mbi çështjen mbeten të paqarta, ndërsa fansat dhe publiku presin që mediat vendore të hetojnë më tej rrethanat që po e rëndojnë jetën e reperit. Kërkesa e tij për ndihmë ka ngjallur vëmendje të madhe, dhe shumë njerëz po presin të mësojnë më shumë rreth kësaj situate.
Fero Fera është një nga reperët më të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe ka një ndjekje të gjerë, ndaj ky postim ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë.
lokimagazine