ShowBizzz

“Jam e virgjër vetëm në vesh”, modelja habit sërish: Më kanë shkruar 5 djem të kombëtares, ndër to dhe…

Gabriela Arapi vijon të tërheqë vëmendje me deklaratat e saj të bujshme.

Modelja e “Procesit Sportiv”, gjatë një bashkëbisedimi me Edi Manushin, kë bërë të ditur se disa futbollistë të Kombëtares kanë flirtuar me të.

“Çunat e Kombëtares mos ta kenë mendjen te ‘Instagram’-i, im, por te ndeshjet. Më kanë shkruar pesë prej tyre dhe njëri është portieri Thomas Strakosha”, është shprehur ndër të tjera Gabriela.

Modelja e “Përputhen” i ka trazuar ujërat së fundmi edhe me një tjetër deklaratë “hot”.

Gjatë emisionit “E diell”, teksa u pyet në lidhje me virgjërinë, Gabriela u përgjigj me anë të një batute: “Jam e virgjër vetëm në vesh”.