ShowBizzz

“Jam gëzuar më shumë sesa…”- Santiana flet njëherë e mirë për Bucin

Santiana ka folur për herë të fundit për Bucin teksa ishte e ftuar në një intervistë, ku foli edhe për disa nga banorët e tjerë dhe eksperiencat brenda shtëpisë.

E pyetur se si e priti ajo largimin e Bucit nga programi teksa të dy ishin ende pjesë e saj, Santiana tha:

‘Nuk e kam pritur largimin, por në atë moment domethënë ka qenë momenti që jam gëzuar më shumë sesa gjithë rrugëtimi im në ‘BB’. Sepse shpëtova! Dhe e pash që njeriu i drejtë nuk humbet kurrë! Dhe e kuptova që po më donin njerëzit, po donin Santianën siç është, siç e kanë parë, dhe nuk kam dashur asnjëherë të dukem si viktimë. Kam dashur të luftoj deri në fund dhe jo të viktimizohem, por atë natë domethënë kur kam ndejtur akoma në shtëpi për mua ka qenë fitorja më e madhe!’

Santiana ishte pjesë e shtëpisë më të ndjekur për rreth 3 muaj e 2 ditë, dhe shprehet se akoma e ka pak të vështirë përshtatjen me botën jashtë.



lokimagazine